Nga piramidat e nën-detit deri te retë gjashtëkëndore dhe bazat e alienëve, shkencëtarët dhe teoricienët kanë krijuar çdo skenar të imagjinueshëm gjatë viteve për të shpjeguar zhdukjet misterioze në trekëndëshin e Bermudës.
Rajoni, i cili mbulon një pjesë të detit midis Floridas, Puerto Rikos dhe Bermudës, mendohet të ketë marrë dhjetra anije dhe avionë vetëm në shekullin e fundit dhe qindra jetë.
Tashmë, studiuesit paraqesin si shkak dallgët e tërbuara që arrijnë deri në 30 metra lartësi.
Ekspertët në Universitetin e Southampton besojnë se misteri mund të shpjegohet me një fenomen natyror të njohur si “valët mashtruese”.
Valët mashtruese janë jashtëzakonisht të fuqishme dhe të rrezikshme dhe mund të arrijnë deri në 30 metra lartësi.
Shkencëtarët shpesh iu referohen valëve mashtruese si ‘valë stuhie ekstreme’.
Ekipi i Southampton-it ndërtoi një model të Cyclops, një anije e madhe që u zhduk në trekëndëshin në vitin 1918.
Dhe për shkak të ndërtimit të saj dhe bazës së thjeshtë mund të pushtohej lehtësisht nga uji.
Cyclops ishte një anije me qymyr që përdorej për të transportuar lëndë djegëse në anijet amerikane gjatë Luftës së Parë Botërore dhe po shkonte drejt Salvador, Baltimore kur u zhduk në vitin 1918.
Asnjë pjesë nga anija nuk është gjetur kurrë dhe nuk ka ndonjë gjurmë të ekuipazhit apo pasagjerëve. 309 të vrarë në bordin e Cyclops mbetet humbja më e madhe në historinë detare të SHBA-ve.