Sekuestrimi i ndërtimeve pa leje, Rama: Mund ta bëj vetëm unë dhe PS

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste.

Ndërsa u pyet për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje, Rama u zotua se asnjë metër katror i ndërtuar pa leje nuk do të ngelet. Ai tha se çfarë rezulton e tillë do të merret nga shteti në një mënyrë ose tjetër dhe pasi të merren nga shteti do përdoren për interes publik.

“Këtë nuk ka pasur se kush ta bëj, këtë mund ta bëj vetëm unë dhe mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste. Nuk ka pasur kush ta bëjë tjetër sepse të tjerët i kanë rregulluar gjërat, i kanë mbyllur sytë në të gjitha nivelet, kjo s’ka pikë rëndësie. Unë flas për nivelin e qeverisë,” – u shpreh Rama.

Kryeministri tha se nëse ai ose kryebashkiaku Veliaj do i kishin lejuar këto ndërtime askush nuk do të merrte vesh asgjë.

“Sepse këtë çështje nuk e ngritët ju, e ngrita unë,” – përfundoi Rama.

Zjarr Tv Ad