Policia greke ka arrestuar ditën e sotme dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa ata dyshohen si autorë të shtatë grabitjeve me armë.
Mediat fqinje raportojnë se të arrestuarit janë një grek dhe një shqiptar. Arrestimi i tyre është kryer në kushtet e flagrancës pasi ata në bashkëpunim mes tyre po përgatiteshin për një aksion tjtër grabitje, në një qendër tregtare në Alimos.
Sipas hetuesve, dyshja dyshohet se ka realizuar me sukses të paktën shtatë grabitje në zyra postare, farmaci, supermarkete, qendra tregtare, përfshirë edhe një bankë në prill të vitit 2018.
Pas kontrolleve intensive, Policia greke ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy pistoleta, një paruke dhe dy palë doreza, sende këto, të cilat përdoreshin nga të arrestuarit në aksionet grabitjes.