Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 1 mln euro të ish-shefit të Forcave Operacionale!

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 milion Euro të ish-shefit të Forcave Operacionale, Oltion Bistri.

“Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale shtetasi Oltion Bistri. Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara nga hetimi i deritanishëm i këtij procedimi është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim i hetuari Oltion Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 000 000 (një milion) Euro,” thekson SPAK.

Ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri është i arrestuar dhe ka masë sigurie ‘arrest me burg’ në kuadër të hetimeve të operacionit “Metamorfoza”.

Procedimi penal i nisur në vitin 2023 është regjistruar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Zjarr Tv Ad