“Të vdesësh për shumë ‘K’”- Braçe: Që të grumbullosh sa më shumë duhet të kërcënosh edhe SPAK si ata poshtë ballkonit!

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka folur për fenomenin e “K-ë”, që siç thotë ai nuk duhet të keqkuptohet pasi në kohët ku po jetojmë është njësia matëse e pëlqimeve në rrjetet sociale.

Sipas tij, që të marrësh sa më shumë “K” sot duhet të hapësh debate, polemika madje të shash e vlerësosh.

Por sipas Braçës “K” mbledh edhe kur shan apo kërcënon SPAK-un, duke iu referuar kështu deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie.

Komenti i plotë i Braçes:

TE VDESESH PER K-ë, PER SHUME K-ë!

Mos u keqkuptoni, K-ë është njësia matëse e pëlqimeve ne INSTAGRAM, FACEBOOK, TIK TOK etj;

Ka njerëz qe gjithë ditën e rrotullojnë rreth K-ve, nuk rrojnë dot pa K-të.

Për shembull, te flasësh për Big Brother tani te ben me K-ë, dominon; ta sulmosh, ta shash si produksion apo secilin aty, te hapesh polemika, madje edhe t’ja fusësh kot pa e pare, ta mbështesësh, vlerësosh, analizosh etj, te mbledh K-ë; madje dëgjova qe këta qe flasin apo bëjnë video me imazhe nga BB, marrin K-ë edhe me shume se vete profilet e BB ne ditet e javes.

Por ka edhe nje fenomen tjetër;

Te flasësh per SPAK, te grumbullon plot K-ë; ta sulmosh si ai maj BALLKONI, ta shash si ata poshtë BALLKONI, te gënjesh e shpifesh rreth tij por edhe një për nje për anëtaret e tij, te grumbullon K-ë; por edhe ta mbrosh, mbështesësh, vlerësosh-edhe me sikur, te grumbullon K-ë;

Madje madje po zhvillohet edhe nje fenomen i rëndësishëm, deformues-te kërcënosh me SPAK, “do te te çoj ne Spak”, “ta tregoj unë ne Spak”, “ke për ta pare ti ne Spak”-përhapur gjerësisht mes politikanesh e operatoresh ekonomike, madje duke bere video nga dera ne oborr e Spak, tërësisht pa asnjë lidhje me Spak e veprimtarine konkrete te tij, sidomos kur ne jeten e kercenuesit eshte ne mes nje kontrate pune apo shërbimesh, mallrash, te grumbullon K-ë, por jo ne rrjet, ne leke!

Shikoni;

SPAK ESHTE NJE INSTITUCION JETIK, INSTRUMENT I DOMOSDOSHEM NE NJE VEND KU KORRUPSIONI FUNKSIONON SI KULTURE EKONOMIKE, PASURIMI;

INSTITUCION DREJTESIE!

Thëne këtë SPAK ka nevoje per mbështetje institucionale qe rrit pavarësinë nga politika, biznesi dhe çdo fenomen kriminal qe funksionon e sfidon ne ketë vend; mbështetje qe rrit kapacitet për pune ne goditje te rasteve konkrete pas te cilave shteti-ne cdo dimension çlirohet, merr fryme lirisht, shërben ne mënyrë gjithëpërfshirëse!

NUK KA NEVOJE PER K-ë!

Ne ane tjetër, Spak nuk duhet te jete i vetmi kundër korrupsionit; Qeveria-Qeverisja duhet ta kete pune te përditshme luftën kunder korrupsionit. Jam i kënaqur me vlerësimin e djeshëm te Transparency International, RRITJA ME 1 PIKE ESHTE E RENDESISHME, pas vitesh stanjacion. Por jemi mbrapa akoma, DUHET ME SHUME PUNE.

Qeveria duhet te jete edhe me shume agresive kunder tij, me me shume përgjegjshmëri, përgjegjësi, transparence, përfshirje, konkurrence-gare, ndeshkueshmeri ne kete nivel ekzekutiv; DUHET TE JETE KETU NJE LUFTE E BRENDESHME QE VETEPASTRON DEGEN EKZEKUTIVE E I JEP ASAJ EDHE ME SHUME INTEGRITET!

Duhet bere!

https://www.facebook.com/watch/?v=920941506096538

Zjarr Tv Ad