Serbët çuan shqiptarët në Hungari, morën 900 euro për person

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Media serbe ‘Vesti” raporton për një rast gati të pazakontë. Policia hungareze, në bashkëpunim me atë serbe dhe austriake arrestuan 5 persona të dyshuar nga Subotica, të cilët akuzohen për kontrabandim të shqiptarëve nga Kosova për në Hungari për 900 euro/personi.

Anëtarët e grupit kontrabandues, të gjithë serbë dhe problematike me ligjin në periudhën nga mesi i tetorit, deri në mes të nëntorit 2018, ofruan transport për shqiptarët për të shkuar në Hungari dhe më tutje në Austri.

Ata pritën shqiptarët në Suboticë dhe i lejuan që të kalojnë më tej, në mënyrë të paligjshme. Destinacioni final i shqiptarëve ishte Austria. Për rastin, serbët u arrestuan.

 

Zjarr Tv Ad