Samiti i Ballkanit hapet me robotin që këndon ‘Gangnam Style’

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Beograd është mbajtur këto ditë Samiti Dixhital i Ballkanit Perëndimor. Fillimi i Samitit u shënua nga roboti Titan i cili kërcente me këngën e njohur në mbarë botën “Gangnam Style”.

Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabi, bëri hapjen e evenimentit i cili filloi dje dhe do të përfundojë sot në orën 16 e 30 me eventin: Përtej Prokurimit Dixhital; kontraktimi i Hapur.

Komisionerja Evropiane për ekonominë digjitale dhe shoqërinë Marya Gabriel ishte drejtuesja e parë e ndjekur nga Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit Houlin Zhao. Ky samit do të sjellë së bashku përfaqësues nga qeveritë, bizneset, organizatat rajonale, OSHC-të, akademia dhe të rinjtë me qëllim të krijimit të një platforme digjitale për shkëmbimin e ideve dhe propozimet.

Katër platforma do të mbulohen: aftësitë digjitale, rrjetet dhe lidhshmëria, besimi dhe siguria, ekonomia digjitale dhe shoqëria. Do të ketë 200 folës, rreth 80 kompani digjitale dhe 30 ekonomi.

Diskutimet e paneleve do të mbahen në fazat e pemëve.

 

Zjarr Tv Ad