Serbët në Kosovë duan futjen e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkolla

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 44% e shqiptarëve dhe 37 për qind e serbëve janë pro futjes së gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në shkolla. Këto të dhëna janë bërë të ditura në publikimin e anketës së Qendrës për Iniciativë Sociale me përkrahje Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe të Ambasadës së Britanisë Madhe në Prishtinë.

Sipas kësaj ankete, një gjendje më e keqe është tek të rinjtë. Vetëm 4 % e të rinjve shqiptarë e dinë pjesërisht gjuhën serbe ndërsa 96 për qind e tyre nuk dinë aspak serbisht. Një gjendje e tillë është edhe sa i përket dëshirës së të rinjve për të mësuar gjuhën shqipe apo serbe. Gjuhën shqipe duan ta dinë mbi 71 për qind e serbëve, mirëpo vetëm 62 prej tyre janë të rinj, përcjellë danas. Ndërsa, serbishten duan ta dinë 73 për qind e shqiptarëve, mirëpo vetëm 27 për qind e të rinjve.

Zjarr Tv Ad