Sfidon boksierin ukrainas/ Marku reagon në rrjetet sociale: Mirëmëngjesi botë, sot është dita ime…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë mbrëmje, Florian Marku do të ketë duelin më të rëndësishëm në karrierën e tij si boksier profesionist.

Boksieri shqiptar përballet me ukrainasin Maxim Prodan, në duelin e peshave të mesme që vlen titullin kampion në federatën IBFI.

Së fundmi, Marku ka publikuar një foto në rrjetet sociale, të cilën e shoqëron me mbishkrimin: Mirëmëngjesi botë, sot është dita ime”!

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në stadiumin e Tottenham (ceremonia nis në orën 20:00), teksa eventi do të kulmojë me duelin mes Joshua dhe Usyk.

Zjarr Tv Ad