Shehu: Anti-mitingu si adrenalinë për të ringjallur të vdekurin

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Nesër mitingu i 28 korrikut, si “adrenalinë” për të ringjallur një të vdekur!”

Nga Tritan Shehu

Dhe këtu gabojnë rëndë autorët, servilët. I vdekuri nuk ngjallet: Varroset!  Gabim tipik ky për të gjitha autokracitë, diktaturat. Edhe i Ramës. Kështu veproi Çaushesku më 21 dhjetor 1989 në Bukuresht! Kështu mendoi Alia me mitingun e 13 korrikut 1990 në Tiranë! Shumë të tillë kanë menduar e vepruar kështu, por përfundimi i tyre i paracaktuar nga historia nuk ndryshoi dot. Këto regjime arkaike e të vdekura gjithsesi dolën nga skena e historisë duke u kujtuar më tej vetëm për të keq. Ato lloj shëmti-mitingje, prej të cilave ne shqiptarët kemi parë shumë, nuk i shpëtuan dot. Të tilla aktivitete “falënderimi”, “mirënjohje”, “adhurimi”,“besnikërie” ndaj liderit suprem e “sukseseve” të tij janë karakteristikë vetëm e regjimeve. Primitivizma të njerëzve primitivë këto, që kërkojnë të kënaqin epshet e autokratit a diktatorit, t’i injektojnë atij gjumë të qetë, ndërsa populli nuk fle.

Mitingjet, manifestimet si rregull në demokraci, organizohen nga opozitat, grupe shoqërore, sindikatat, për të protestuar, sjellë në vëmendje problemet e njerëzve. Në qoftë se Rama do të kamufloje këtë ”teatralitet me pjesëmarrje të detyruar”, me aspiratën europiane të shqiptarëve, gabon e spekulon rëndë. Shqiptarët e kanë treguar me të tjera qëndrime e veprime gjatë historisë sonë mijëravjeçare që jemi një popull thellësisht properëndimor, europeist. Është Rama ai që ka demonstruar të kundërtën me antieuropeizmin e tij, në çdo akt politik, duke e vendosur Shqipërinë përsëri në një “udhëkryq historik”. Dhe ky pozicionim i tij nuk mund të makiazhohet a korrigjohet dhe jo më të ndryshojë me atë “mitingun” tipik autokratik lindor. Ky regjim tashmë nuk mund të ringjallet…Ai është realisht i vdekur. Ai duhet thjesht vendosur në analet e errëta të historisë sonë si një e keqe për të mos u përsëritur.

Zjarr Tv Ad