Shembjet tek ‘Prestige Resort’/ Sali Berisha: Ka sfond politik. Rama firmosi vetë lejen e ndërtimit, e bën përgjegjës penalisht për shkatërrimin e pronës së tjetrit

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha ka komentuar shembjet antiligjore te IKMT ne ambientet e ‘Prestige Resort’. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mban pergjegjesi penale “për shkatërrimin antiligjor të pronës së tjetrit” pasi Rama e ka firmosur vete lejen per ndertimin e resortit si kryetari i KKT.

“Edi Rama ka urdhëruar shkatërrimin e pjesë të resortit në kundërshtim flagrant me ligjin.

Sipas zëvëndëses së kësaj kompanie, gjithcka është ndërtuar mbi bazën e lejeve të firmosura nga vetë Rama, cka e bën përgjegjës penalisht atë për shkatërrimin antiligjor të pronës së tjetrit. Ndërmarrja qoftë dhe në zbatim të ligjit të një akti të tillë kur resorti është plot me turistë, është akt i mirëfilltë banditeskt.

Goditje që i jepet këtij sektori, shembulli më i keq dhe diskretitues për Shqipërinë.
Ajo që unë dënoj me forcën më të madhe e nuk mund të pajtohem sfondi politik i këtyre veprimeve. Janë të dënueshme, antikushtetuese përpjekjet për të shkatërruar një grup mediatik në kundërshtim me ligjet e vendit”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad