Shenja dhune në trupin e vajzës së mbytur në Velipojë

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në trupin e pajetë të vajzës së mbytur në Velipojë, 17- vjeçares Enisa Doda ka shenja dhune.

Është mjekësia ligjore që pasi ka bërë ekspertizën e nevojshme, ka arritur në përfundimin se vajza ka shenja të ndryshme.

Pak më parë u mësua nga autopsia, se në trupin e saj kishte të nxira, por që mund të ishin shkaktuar nga përplasja në ujë.

Nuk dihet tashmë nga se janë shkaktuar shënjat e dhunës në trupin e Enisa Dodës, që në fillim u pretendua se u mbyt, teksa a ka qenë dhuna shkaku u vërtetë i vdekjes së saj ditën e djeshme në det teksa pushonte me familjen në Velipojë.

Ndërkohë është arrestuar edhe 25- vjeçari Indrit Bajraktari, me të cilin vajza ka qenë në motorin e ujit dhe më pas nuk ka dalë më nga deti.

Ka disa versione për këtë ngjarje, por sipas atij zyrtar nga Policia, Bajraktari dhe Doda kanë qenë bashkë në një motor uji me qira.

Kanë dalë për lundrim në orën 14:00 të 19 gushtit, teksa pas 2 orësh e gjysmë djali doli në breg pa motorin e ujit dhe la vajzën në det të mbytur

Zjarr Tv Ad