Rama: Disa shqipe po vrerosen pse nuk ka shkuar në Minsk, Shqipëria po bën më të mirën

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një postimi në Twitter kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me komentet e vizitës së tij së munguar në Minsk të Bjellorusisë.

Rama shkruan se atje nuk shkohet për selfie në protestë, por për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën.

Rama shton se komunikimet po vazhdojnë dhe se Shqipëria po bën më të mirën së bashku me Suedinë.

Rama: Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Unë jam krenar për faktin se me gjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.

Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë.

Zjarr Tv Ad