Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Qukas i Vjetër të Lushnjës.
Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri–tjetrin për motive ende të paditura, dhe më pas kanë përfunduar në përdorimin e sëpatës dhe armës
Si pasojë e kësaj ngjarjeje kanë mbetur të plagosur të dy vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ende.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe punon për zbardhjen e shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.