Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, në zonën e njohur si Ura e Cenit në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në afërsi, ku bëhet me dije se gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, Marjan Kola ka plagosur me armë zjarri 35-vjeçarin Tonin Ndreca, banues në Laç.
35- vjeçari u qëllua me plumba në pjesën e këmbëve dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes ndërsa është shpallur në kërkim.
Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola, banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.