Shisnin 400 euro një biletë për Shqipëri-Çeki, e “pësojnë” 4 të rinjtë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 4 shtetas të cilët reklamonin dhe shisnin në rrjete sociale, bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime deri në 400 euro.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi për shitjen e biletave për ndeshjen Kombëtares që luhet këtë të enjte, me çmime tepër të larta.

Materialet procedural në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për disa shtetas, të cilët reklamonin në rrjete sociale dhe shisnin me anë të mashtrimit, bileta për ndeshjen e ditës së sotme, me çmime shumë të larta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. A., 35 vjeç, R. H., 22 vjeç, A. O., 31 vjeç dhe E. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad