Shiste mallra kontrabandë, në pranga 44-vjeçari

0
654
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia a Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar sepse u kap duke tregtuar mallra kontrabandë.

Sipas policisë, i arrestuari është Erand Shala, 44 vjeç, i cili ishte regjistruar me NIPT si shëtitës, me qëllim shmangien e tatimit mbi vlerën e shtuar, për produktet të cilat i importonte nga Kina.

Mallin kontrabandë e mbante në shqëpinë e tij në një magazinë të përshtatur.

Pas kontrollit policor iu gjetën tre vula të falsifikuara, 692 kg letra të lagura me logo të ndryshme, 23.600 prerëse për thonjtë, 21.400 termometra trupi, 4320 termometra ambienti, 1200 matësa tensioni, 9 mijë erashka plastike dhe druri, 30 mijë karfica, 36 mijë shishe me biberon për fëmijë, 7 mijë kuti domino dhe 1235 shishe 180 ml me ilaç për mushkonja.
Shala akuzohet për “Tregëtim dhe trasportim të mallrave që janë kontrabandë, falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, fshehje të ardhurave, krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Zjarr Tv Ad