Shkarkime në Presidencë! Begaj largon 17 punonjës civilë, arsyeja mbetet mister

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spastrime në Presidencën e Shqipërisë. Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj, edhe pse ka shumë pak kohë në këtë pozicion, ka kryer një mori shkarkimesh brenda institucionit. Syri.net raporton se 17 punonjës civilë janë larguar nga detyra gjatë kësaj fundjave.

Këto shkarkime vijnë pas largimit të Edvin Shvarc, i cili prej 19 vitesh punonte në institucionin e Presidencës në postin e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë. Në shkresën e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i presidentit u tha se largimi nga kjo detyrë është bërë për shkak të panjehsimit të diplomës së tij të huaj nga ministria përkatëse e Arsimit.

Mirëpo, për 17 shkarkimet e kryera së fundmi nga Begaj, s’ka ende një motiv…

Zjarr Tv Ad