Balliu: Zgjedhjet lokale në Tiranë janë përballja e shqiptarëve me mafien e inceneratorëve

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari Organizative në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar për mega-aferën e vjedhjes me inceneratorët në Tiranë.

Balliu është shprehur se  sot nuk jemi në kushtet e një situate normale politike, pasi sot në Shqipëri nuk ka një përballje të ideologjive politike por ka një përballje midis të vjedhurve dhe hajdutëve

Postimi i Balliut:

Zgjedhjet lokale në Tiranë janë sot përballja e shqiptarëve me mafien e inceneratorëve.

Nuk ka diskutim që sot nuk jemi në kushtet e një situate normale politike, pasi sot në Shqipëri nuk ka një përballje të ideologjive politike por ka një përballje midis të vjedhurve dhe hajdutëve.

Një përballje midis shqiptarëve dhe atyre që duan ta shfarosin kombin tonë.

Ka një përballje midis qytetarëve që paguajnë për inceneratorët dhe pushtetarëve që vjedhin paratë që shqiptarët paguajnë për inceneratorët.

Erion Veliaj është sot përfaqësuesi direkt i pushtetit të hajdutëve që vjedhin qytetarët për pasurimin e tij dhe aleatëve të tij nga Ndrageta tek Edi Rama dhe ministra të tjerë të mafies së inceneratorëve.

Janë lekët e taksava të qytetarëve që shkojnë për mafien në pushtet, për inceneratorët, për PPP dhe nuk shkojnë për rrogat, pensonet, ndërsa taksa, çmimet dhe faturat e energjisë dhe ujit kanë arritur kulmin.

Ndaj sot qytetarët duhet ta dinë se vota për opozitën do të jetë një votë kundër vjedhjes, kundër inceneratorëve, kundër rritjes së taksave dhe mbi të gjitha do të jetë një votë pro një programi dhe projekti politik dhe ekonomik për të nxjerrë qytetarët nga bataku i varfërisë që e ka zhytur lali inceneratori.

Zjarr Tv Ad