Gazetari i TV shtetëror RUS: Kush dreq leshko është ky vend që quhet Shqipëri, që i shërben imperializimit amerikan?!

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria është futur në radarët e Rusisë. Në televizionin shtetëror mbrëmjen e djeshme, gjatë debatit, gazetari që monitoronte emisionin Vladimir Solovyov, në komentet e tij, e konsideroi Shqipërinë një shtet “leshko” që i shërben imperializimit amerikan, por që e konsideron veten si një vend të madh e të pavarur.

Ai kërkoi nga të ftuarit të shpreheshin se pse Rusia nuk fillonte procedurën e sanksioneve ndaj këtij vendi që më shumë i ngjante me Albany, kryeqytetin e shtetit të Nju Jorkut, dhe jo me Shqipëri, për të cilën as nuk e dinte ku binte.

Gjithë komentet ndodhën për kalimin e rezolutës së fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për integritetin territorial të Ukrainës, propozuar nga Shqipëria. Për moderatorin e televizionit kjo nuk mund të ishte ideja e një vendi të vogël, ndaj një shteti që është anëtar i përhershëm në Këshillin e Sigurimit.

Rezoluta me propozim të Shqipërisë, u miratua më datë 10 tetor: Me 107 vota PRO, 13 KUNDËR dhe 39 ABSTENIM. I gjithë ky votim nuk u bë sipas kërkesës së Rusisë që donte votë të fshehtë.

Deklarata e gazetarit rus në TV shtetërore, Vladimir Solovyov

Uashingtoni ka shpallur luftën për dominimin global. Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, jo vetëm që Rusia dhe Kina përmenden si konkurrentët e tyre kryesorë – për më tepër mendoj se Rusia përmendet 77 herë dhe Kina 51 herë – por qëllimi i strategjisë është të formojë një rend ndërkombëtar të ri.

Për këtë ata duhet të sjellin çdo mjet të mundshëm. Uashingtoni e demonstroi këtë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kur organizoi një votim për një rezolutë anti-Ruse në thelb nën kërcënimin e armëve.

Dhe për më tepër, u habita. Rezulton se një vend i quajtur “Shqipëria”, që është aq i vrazhdë sa nuk do të lejonte Rusinë, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, në kundërshtim me të gjitha normat, madje edhe për të shprehur këndvështrimin e vet.

Por sërish, ne thjesht shkuam aty dhe mbajtëm gojën mbyllur. Ku janë sanksionet ndaj atij vendi që quhet “Shqipëri”? E cila po sillet më shumë si Albany! Se mbaj mend tani se kush shtet është ky.

Nju Jork. Albany është kryeqyteti i shtetit të Nju Jorkut.

Pikërisht! Eshtë një pyetje e zakonshme kuizi.

Kryeqyteti i shtetit të Nju Jorkut. Sepse shumica e njerëzve përpiqen të thonë Nju Jork. POr më pas u thuhet: jo është Albany. Kështu është!

Në thelb, papritmas është shfaqur një vend që e konsideron veten jo një leshko të lirë të imperializmit amerikan, por një vend të madh e të pavarur.

Burimi:NewsBomb

Zjarr Tv Ad