Shkarkohet kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro. Bëhet me dije se ë vend të Qendros do të jetë ish-ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Sonila Qato.
Qendro ka qenë një nga emrat e përfolur kohët e fundit, pas shpërthimit të skandalit me “DH Albania”.
Drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro, javën e shkuar zhvilloi një seancë pyetjesh në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me çështjen e falsifikimit të dokumenteve nga ana e kompanisë “DH Albania”.
Burime bënë të ditur se, Qëndro është pyetur në lidhje me procedurat dhe verifikimin e dokumentacionit të dorëzuar nga kompanitë që kanë konkurruar. Kujtojmë se organi i akuzës, më herët, ka sekuestruar këtë dokumentacion dhe ka bërë këqyrjen e tij.
Edhe pse Qëndro në dalje nga organi i akuzës u shpreh se ka bërë punën e tij dhe do të vijojë ta bëj, sot është njoftuar shkarkimi i tij dhe do të zëvendësohet nga ish-ministrja e për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit të kaluar, pasi u shkarkua dhe është zëvendësuar me Eduart Shlasin.