Shkëlzen Berisha do dëshmojë për çështjen“Gërdeci”/ GJKKO rrëzon Mediun: Nuk do thirren 90 dëshmitarët

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

GJKKO ka pranuar ditën e sotme kërkesën e familajrëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, për të përfshirë Shkëlzen Berishën në listën e dëshmitarëve për ngjarjen.

SPAK ka pranuar të thërrasë 71 dëshmitarë, mes të cilëve përveç djalit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha, është dhe Aldo Bumçi.

Për tragjedinë e Gërdecit i pandehur është marrë ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim në kuadër të zinxhirit komandues ushtarak” në lidhje me çmontimin e municioneve në punishten e Gërdecit.

Ndërkohë, familjarët e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar që në gjyqin për Fatmir Mediun të merret edhe dëshmia e 12 personave të tjerë, por gjykata nuk e pranoi një gjë të tillë. Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha kërkoi të pyeten 90 dëshmitarë, por kjo kërkesë gjithashtu u hodh poshtë nga gjykata.

Mes figurave, që kërkoi Mediu si dëshmitarë ishin ish-zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes në periudhën 2006-2009 Gordon England dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Italisë.

Zjarr Tv Ad