“Shko në protestë, shko”, Spiropali e Tabaku përplasen në Kuvend: Se çfarë bëj unë…

0
157
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë përplasur në Kuvend deputetja e PD, Jorida Tabaku me ministren Elisa Spiropali.

Spiropali sulmoi protestën e PD të thirrur nga Sali Berisha, ndërsa Tabaku tha se në Kuvend po flitej për rezolutën e gjenocidit serb në Serbrenicë dhe jo për të bërë “logore” fjalësh.

Pjesë nga debati:

Tabaku: Kam dhe unë shumë gjëra në fakt për të thënë për qeverinë dhe qeverisjen, kam shumë argumente, po të dëgjosh diskutimin për dënimin e genocidit serb në Srebrenicë dhe të dëgjosh një logore fjalësh pa kuptim besoj se është e papranueshme për këtë Parlament. Në emër të grupit të PD-së i kërkoj ndjesë ambasadorit për këtë skenë të shëmtuar sot.

Nikolla: Kush e do fjalën për amendamentin e parë. Koha në dispozicion pesë minuta.

Spiropali: Shko në protestë sot shko.

Tabaku: Se çfarë bëj unë e zgjedh unë Elisë, shkoj apo s’shkoj. Por gjuha jote është e papranueshme.

Zjarr Tv Ad