Harta e re gjyqësore/ Haxhia kërkon ndjekje disiplinore për avokatët që thyen bojkotin

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka bërë me dije se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin. Prej javësh, avokatët në të gjithë vendin kanë bojkotuar seancat gjyqësore, pasi kundërshtojnë ndryshimet e bëra në hartën gjyqësore.

Disa prej avokatëve kanë vendosur t’i japin fund bojkotit dhe kanë marrë pjesë në seanca. Kujtojmë se më herët, Haxhia kishte paralajmëruar se do të merreshin masa për avokatët që nuk do të bëheshin pjesë e bojkotit.

Zjarr Tv Ad