Shkodër, goditet një grup i trafikut të kokainës

0
280
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Policia e Shkodrës ka goditur një grup kriminal që merren me trafikun e kokainës, duke çuar në pranga tre persona, e katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Me anë të një njoftimi, Prokuroria e Shkodrës sqaron se me urdhër të saj, janë arrestuar shtetasit me inicialet I.T, E.Z dhe S.A dhe për 4 persona të tjerë janë nxjerrë urdhëra ndalimi nga Prokurori, për shtetasit me inicialet H.S, A.V, K.U dhe A.M. Në deklaratë thuhet se janë sekuestruar një sasi prej 2237,6 gram lëndë narkotike e mbështjellë në qese e ndarë në dy pako, e dyshuar si kokainë. Gjithashtu, prokuroria sqaron se grupi përdorte një lokal i quajtur “Sambo” që shfrytëzohej për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike, lokal i cili është vendosur nën sekuestro. Të akuzuarit kanë përdorur edhe tre automjete Audi, BMW dhe Ford. Gjithashtu janë sekuestruar telefona celular të të dyshuarve; një sasi parash lekë dhe valutë e huaj dhe sende të tjera që mbaheshin nga të dyshuarit me cilësinë e provës materiale. Në një deklaratë, bëhet e ditur se hetimet kanë vijuar për tre muaj, duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit (vëzhgime, përgjime ambjetale dhe telefonike dhe blerje të simuluar). Po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë bashkëpunëtorëve të grupi kriminal.

Zjarr Tv Ad