Katër persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi u kapën me një sasi prej 100 kg marijuanë. Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në makinën “Audi” në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Efektivët e Seksionit grumbulluan të dhëna mbi veprimtarinë e një grupi kriminal të lidhur me organizimin, financimin, transportin dhe trafikun e drogës.
Operacioni i koduar “Segmenti” u zhvillua ditën e djeshme, ndërsa personat e arrestuar janë:
N.M., banues në Rrjoll, Velipojë;
D.D., banues në Laç, Vau i Dejës;
J.N., banues në Gomsiqe, Velipojë;
A.T., banues në Gomsiqe, Velipojë.
“Gjatë kontrollit në pjesën e mbrapme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet 100 kilogramë lëndë e dyshuar marijuanë në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë. Po ashtu në makinë u gjetën edhe dy mostra lënde të dyshuar marihuanë rreth 67 gram”, sqaron policia.
Po ashtu, në shtëpinë e shtetasit Dodani u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestra e tërë lënda e gjetur, dy automjete “Audi” dhe “Merzedes” si dhe katër telefona celularë.
Materialet procedurialë i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.