Kriza politike/ Delegacioni i PE zbarkon sot në Tiranë, ja axhenda

0
9

Situata politike në vend sjell në Shqipëri një delegacion të Parlamentit Europian. Zyrtarët e PE-së mbërrijnë sot në kryeqytet, me misionin e qartë kthimin e vendit në normalitet.

Mësohet se të dërguarit e PE-së, do të takojnë fillimisht dy krerët e opozItës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në orën 16:15-17:00.

Po ashtu në orën 17:10-17:50 do të takohen me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Këto takime do të zhvillohen në zyrat e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Në axhendë është parashikuar edhe një takim me kryeministrin Rama dhe Gent Cakajn e ministrisë së Jashtme. Takimi pritet të zhvillohet në kryeministri në orën 18:10-19:10.

Takimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Kështu që në orën 08:00-08:45 të mëngjesit është parashikuar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në Kuvend, ndërsa në orën 09:00-10:00 do të takojnë përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile, përfshi edhe 2 studentë nga Lëvizja për Universitetin te Mak Albania.

Në orën 10:15-10:30 të dërguarit e PE-së pritet të dalim me një deklarata finale.

Vizita e tyre vjen fill pas protestës se opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme. Djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament pritet të jetë një ndër pikat kryesore për të cilën do të diskutohet në takimet mes opozitës dhe ndërkombëtarëve.