Në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër u zhvillua me dyer të mbyllura seanca gjyqësore ndaj Kristian Shkëmbit, autori i vrasjes së shtetasit Kolë Fermosi, ngjarje e ndodhur në 2 prill të 2018-es në fshatin Hot të Ri.
Seanca u kryesua nga gjyqtari Arbër Çela, i cili pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për gjykim të shkurtuar ndaj të pandehurit Shkembi.
Nga ana tjetër prokuori i çështjes Vat Staka ka kërkuar nga gjykata denimin me burg prej 25 vitesh për vepren penale ” Vrasje me paramendin”, pasi sipas prokurorisë autori i vrasjes i cili ka pranuar krimin e kryer, pavarësisht se pas arrestimit ka deklaruar se vrasjen e ka kryer nën ndikimin e alkoolit, ai pasi është konfliktuar me viktimën, ka shkuar në banesën e tij ka marrë thiken dhe është rikthyer tek lokali ku po qëndronte Fermosi dhe e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima dhe autori kanë qënë shokë me njëri tjetrin dhe debati mes tyre ka ardhur pas konsumit të alkoolit dhe një ngatërrese të çastit.
Debati ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së ftohtë që solli vdekjen në vend të 28 vjeçarit.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj Shkembit, avokati mbrojtës Blerim Bazhdari ka kërkuar që të njihet me provat e organit të akuzës për të përgatitur mbrojtjen.
Vendimi për këtë ngjarje është shtyre për në muajin shkurt nga ana e trupës gjykuese.