Gjirokastër/ Kapen 700 kg drogë, 7 të shoqëruar

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Specialistët e DVKM dhe sektorit të krimit të organizuar DVPGj-ja  kanë shoqëruar 7 persona që dyshohen si transportues të sasisë së lëndës narkotike.

Policia kufitare e Gjirokastrës si rezultat i një operacioni që ka zgjatur 48 orë, ka kapur rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, në kufirin e gjelbër, mbi fshatin Dritë, të Bashkisë Dropull.

Po punohet për zbulimin e autorit të vërtetë  të kësaj lënde narkotike, ndërsa ende nuk dihet sasia e saktë e drogës së sekuestruar.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur e ndarë në pako brenda një kasolle, e cila më pas dyshohet se do të transportohej drejt Greqisë.

Ndërkohë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

Zjarr Tv Ad