Shkodër/ Nis shiu, ja si paraqitet situata sot

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkodër kanë filluar reshjet e shiut, ndërsa temperaturat në zonat malore vazhdojnë të jenë të ulta të cilat krijojnë veshtirësi në segmentët rurale, ndersa informohemi se të gjitha akset rajonale dhe segmentet rrugore të lidhin qendrat e bashkive janë të gjitha të kalueshme, por vende vende rekomandohet ecja me zinxhir nga përdoruesit e mjeteve.

Sipas informacioneve të marra nga drejtorët dhe sektorët e emergjencave në cdo bashki, situata është si më poshtë:

1. Bashkia Shkodër:

Aksi rrugor Shkodër-Bregu i Lumit, i bllokuar, në Malin Shoshit, ndërkohë ka nisur puna prej disa ditësh më dy kompani kontraktuese të cilat po punojnë në dy krahët e ketij segmenti, njëra kompani operon në krahun Pult-Shosh me një fadrome me zinxhir dhe tjetra kompani operon në krahun tjetër të Shoshit me dy fadroma, për tu takuar në Qafën e Shoshit, pike e cila e mbanë të bllokuar këtë segment rrugor për tu lidhur me NJA Shale dhe Thethe.
Ndërsa Aksi rrugor Bogë – Qafë Thore –Theth, i bllokuar, në Qafë Thorë ka rreth 130 cm dëborë.

2. Bashkia Malësi e Madhe ;

Sipas informacioneve nga Sektori EC pranë kësaj Bashkie nuk ka probleme të bllokimit të rrugëve nacionale dhe të atyre rurale që lidhen me NJA.

3. Bashkia Pukë.

Në këtë Bashki kanë filluar reshje të dobëta shiut, ndwrkohw situata e rrugëve është e normalizuar në të gjitha segmentet rurale qe lidhin njesite administrative me bashkine me perjashtim te 2 fshatrave në qytet dhe 2-3 fshatrave ne NJA Rrape dhe Qerret të cilët janë të izoluar por punohet me mjete e Bashkisë dhe gjatë ditës së sotme edhe në këto fshatra mund të hapen segmentet rrugore. Probleme me energjinë elektrike nuk ka, shkollat vazhdojnë normalisht mesimin.

4. Bashkia Fushë Arrëz

Edhe në këtë Bashki vazhdojnë reshjet e shiut, ndersa po punohet me mjetet e Bashkisë për hapjen e segmentit rrugor të Iballës, ku sot po vazhdohet për hapjen e segmentit per në fshatrat Berishë Vendi, Mertur, Levozhe dhe Gralisht, ndërsa në NJA Fierzë janë dy fshatrat të izoluar Apripë Guri, dhe Mzi.
Nuk ka probleme të furnizimit me energji, nderkohë shkollat funksionojnë normalisht

5. Bashkia Vau Dejës, Nuk ka probleme.

Nga Sektori Emergjencave i Institucionit të Prefektit vazhdon të monitorohet situata në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër.

Zjarr Tv Ad