Shkodër, zjarr në Repartin e Neurologjisë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reparti i Neurologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës është përfshirë nga zjarri.

Forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë nën kontroll situatën.

Paraprakisht nuk dihen ende shkaqet e incidentit por dyshohet për një defekt teknik.

Në vijim priten informacione më të detajuara për ngjarjen.

Drejtoria e Spitalit flet për shkëndijë elektrike

Ndërkohë Drejtoria e Spitalit Rajonal në Shkodër thotë se  në këtë spital nuk ka patur asnjë rrezik nga zjarri.

Drejtoria sqaron se në një nga dhomat e Repartit të Neurologjisë ka patur një shkëndijë elektrike e cila është vendosur menjëherë nën kontroll nga siguria e spitalit.

Spitali Shkodër informon se nuk ka të lënduar dhe asnjë dëm material.

Dhoma ku ndodhi shkëndija është mbyllur dhe po kryehen punime.

Zjarr Tv Ad