Shkodra mbetet zonë e kuqe, policia shton kontrollet në akset rrugore

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkodra është një nga 6 bashkitë që mbeten në hartën e kuqe të koronavirusit duke mos përfituaar nga masat lehtësuese. Lëvizja drejt zonave të gjelbra bëhet e kontrolluar, ndërsa në qytet këtë të hënë u konfirmua një tjetër rast me COVID.

Mjetet me autorizim lejohen ta vijojnë udhëtimin, të tjerat detyrohen të kthehen pas.

Menaxhimi mbetet i vështirë, kjo për shkak se Shkodra veçanërisht për Malësinë e Madhe është një urë lidhëse me pjesën tjetër të vendit, por edhe se prej këtij qyteti kryhet furnizimi kryesor me produkte ushqimore dhe mallra të tjerë.

Por si një bashki në hartën e kuqe, Shkodra pak ngjan e tillë këtë të hënë të 11 Majit, ku thuajse të gjitha bizneset i janë rikthyer punës, e në qytet lëvizjet e këmbësorëve por edhe automjetet janë shtuar, duke i ngjarë një dite normale.

Në 24 orët e fundit Shkodra shënoi një rast të ri me koronavirus, ku nga 14 testime të kryera, doli pozitiv një infermier i sanatoriumit, duke shkuar në 17 numri i pacientëve aktiv, nga 116 që rezultuan të prekur prej nisjes së pandemisë. Pjesa më e madhe e tyre, 13 ndodhen në kushte shtëpie dhe 4 në spitalin Covid në Tiranë.

Ndërkohë të akomoduar në qendrën studentore mbeten 10 shtetas, ndërsa 18 të tjerë të hyrë nga Hani i Hotit u dërguan në qytetet e tyre ku do të akomodohen në shtëpi, pasi nuk i përkasin bashkive të kuqe.

Zjarr Tv Ad