Ministria e Shëndetësisë dorëzon në SPAK dosjet e tenderave të kryera gjatë pandemisë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar në SPAK dosjet e tenderave të kryera gjatë periudhës së pandemisë.

Tenderat janë denoncuar nga Partia Demokratike dhe janë cilësuar si sekrete.

Më 27 prill, PD me anë të Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, i kërkoi Kontrollit të Lartë të Shtetit të bëjë në një kohë të shpejtë një verifikim të procedurave të prokurimit për 17 tendera, Ministria e Mbrojtjes, ajo e Drejtësisë apo ajo e Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë.

Sipas opozitës,pjesa dërrmuese e kontratave është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe nuk është bërë as publikimi i ofertave, as publikimi i kontratave, si dhe janë klasifikuar në kundërshtim flagrant të ligjit si procedura që realizohen në kuadër të përjashtimit të parashikuar në nenin 6 të ligjit “Për prokurimit publik” të ndryshuar, duke eleminuar çdo minimum transparence për to”.

Zjarr Tv Ad