Shkoi në dasmën e Megit, Luizi dhe Kiara “i vënë vizën” Marios

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mario Deda, një nga shokët më të ngushtë të Luiz Ejllit, të paktën kështu deklaroi fituesi i “Big Brother Vip” teksa ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, është “zhdukur” nga lista e miqve të Luizit dhe Kiarës.

Nuk dihet nëse shkak është bërë ngjarja e fundit ku Mario ka marrë pjesë, dasma e vajzës së politikanes Jozefina Topalli, Margerita. Ajo ka kurorëzuar dashurinë në martesë me partnerin e saj, me të cilin ka dhe dy fëmijë dhe mes të ftuarve ka qenë dhe Mario Deda.

Ky i fundit ka ndarë një foto me nusen në llogarinë e tij në Instagram. Por fansat dhe ndjekësit e zjarrtë të çiftit Luiz dhe Kiara kanë ndjekur reagimet që do të pasonin, duke arritur të kapin “lajmin” e radhës.

Sipas tyre, Mario është zhdukur nga lista e personave që Luizi dhe Kiara ndjekin në Instagram, por nuk dihet nëse shkak është bërë dasma apo pas përfundimit të “Big Brother Vip” shokët janë larguar nga njëri-tjetri.

Megi dhe Luizi kanë pasur një lidhje 10 vjeçare shumë vite më parë, siç ka deklaruar vetë ky i fundit publikisht.

Zjarr Tv Ad