Shkuat i dehur në Kuvend? Flet Paloka: Absolutisht jo! Kur Rama përdori gjuhë rrugaçi, i tregova se kush është

0
325
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për ta përjashtuar 10 ditë nga seancat plenare.

Për ‘abcnews’, ai u shpreh se ai dhe Leskaj nuk kanë qënë të dehur por të revoltuar. Më tej, ai ka shpjeguar se në momentin që ka parë kryeministrin Edi Rama, i ka kujtuar se kush ka qënë dhe kush është.

“Absolutisht nuk kemi qenë të dehur. Por kemi qenë të revoltuar absolutisht po. Unë nuk isha në seancën e ditës së mërkurë, kur Edi Rama përdori një gjuhë rrugaçi në Parlament, ndaj kolegëve të mi parlamentarë. Sot kur ai hyri në seancë për votimin, thjesht gjeta mundësinë t’i kujtoja kush ka qenë dhe kush është. Mbase nga ata deputetë që janë në Parlament, e njoh pak më shumë Edi Ramën qëkur ka qenë i ri dhe nuk mund t’i lejoj vetës dhe demokratëve të na fyej një njeri si ai. Është më minimalja që mund të bëj për demokratët të çoj nderin dhe dinjitetin e tyre në vend”, shprehet Paloka.

Zjarr Tv Ad