Sekuestrohen 25 mijë euro të padeklaruara në Morinë, procedohet 45 vjeçari

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

25 mijë euro janë sekuestruar nga policia kufitare në Morinë ndërsa është proceduar një 45-vjeçar që shumën e parave nuk e kishte deklaruar.

Njoftimi i policise:

Morinë, Kukës/ Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për goditjen e veprimtarive kriminale.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 25 000 euro, procedohet penalisht 45-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Tauran”, me drejtues shtetasin A. A.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në çantën e dorës së shtetasit A. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 25 000 euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad