Shkullaku: Nuk është rastësi që në 24 presidenti ikën dhe në 25, del spiun. Tentativa të regjimit për të eliminuar opozitën

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, analisti Armand Shkullaku, duke analizuar presidencën e Metës dhe më pas Partinë e Lirisë, është shprehur se regjimi i Edi Ramës, po bën tentativa për të eliminuar opozitën zyrtare.

Sipas Shkullakut, ‘qenë mediat pranë regjimit që e kanë trajtuar Ilir Metën si një ishull që, ky (Rama) po drejton një vend normal, demokratike dhe çka Ilir Meta që ngre zërin ndaj kryeministrit’.

‘Opinioni ka qenë i ndarë, jo thjeshtë për rastin, Cakaj, apo ndonjë tjetër. Opinioni ka qenë i ndarë për një kohë të gjatë për presidencën e Ilir Metës. Meta ka udhëhequr një presidencë. Pra Ilir Meta ka udhëhequr një presidencë konformë ligjit përballë një regjimi, apo ka udhëhequr një presidencë normale nga një vend Skandinav, ku pushtetet janë të ndara dhe secili respektohet.

Debatet kanë qenë të shumta në këtë drejtim. Që nga anulimi i zgjedhjeve lokale, emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kam dëgjuar personazhe që thonin, shumë mirë që betohet te ura e Lanës, presidenti është thjeshtë noter, nuk ka pse të bëjnë betimin të presidenti.

Ka pasur shumë akuza në këtë drejtim. Unë bëj pjesë në atë kamp që kam gjykuar që ka qenë një nga bunkerët e fundit që i rezistoi regjimit të Edi Ramës, ku gjithçka ndodhte. Dilte në punë ditën e shtunë Ministria e Drejtësisë dhe emëronte anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Nuk botonte dekretin në fletoren zyrtare. Presidenti trajtohej njëherë si i çmendur, apo më pas si i lajthitur, si kundër interesave kombëtare.

Zakonisht kanë qenë mediat pranë regjimit që e kanë trajtuar Ilir Metën si një ishull që, ky (Rama) po drejton një vend normal, demokratike dhe çka Ilir Meta që ngre zërin ndaj kryeministrit.

Çështja është sot. Ishim më mirë me një president që kundërshton regjimin apo ky që kemi.

Unë nuk e quaj rastësi, që në 24 ikën presidenti dhe në 25 del spiun. Nuk ngjiti kjo, çojmë një padi në SPAK për pastrim parash. Dështon kjo, çojmë një për ndërhyrje estetike, dështon kjo çojmë një pse s’ka lënë mjekër.

Është e qartë që kemi të bëjmë me një përpjekje të vazhdueshme të regjimit për të eliminuar opozitën zyrtare. Deri dje e shikoni tek Meta si President, sot e shikojnë të Meta si kryetar partie’, – u shpreh analisti Armand Shkullaku, në ‘Çim Peka LIVE’.

Zjarr Tv Ad