Shoqata e Transportit jep alarmin: Gjermania po na merr dhe shoferët e fatorinot, do rrisim biletën e urbanit

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj, gjatë një interviste shprehet se ekziston mundësia që çmimi i biletës së transportit urban, nga çmimi ekzistues 40 lekë, të shkojë deri në 60-70 lekë.

Ai shprehet se kanë një analizë sa shkon kostoja e transportit, por kurrë nuk janë ulur me institucionet për të folur për sa fitojnë në raport me kostot që shpenzon ky sektor.

Sipas tij, atyre po iu ikin edhe shoferët e fatorinot.

“Njohja e patentës direkt në vendet e Bashkimit Europian siç është Gjermania, ka ndikuar dhe nxitja ka ardhur pasi shoferët kanë parë njëri-tjetrin, ik njëri, merr tjetrin.

Nëse ne para 4-5 vitesh kishim 10 kërkesa, sot për 10 vende pune mund të vijë vetëm një aplikim,” – u shpreh Memaj.

Zjarr Tv Ad