“Shoqëria s’i ka borxh PD-së”, Gjekmarkaj për përçarjen e opozitës: Po shkatërrojnë çdo mundësi për t’u përballur me kundërshtarin!

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Gjekmarkaj, ka komentuar zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

Gjekmarkaj thotë se shoqëria dhe njerëzit që i kanë besuar nuk i kanë aspak borxh PD-së, ndërsa shton se tek qendrat e vendimmarrjes opozitare zhvillohen ngjarje komike e dramatike të cilat sipas tij ulin edhe peshën e PD në sytë e qytetarëve shqiptarë.

REAGIMI:

Demokratët prej dy vitesh i kërkojnë trupës së tyre politike përgjegjshmëri e cila nuk po vjen. PD -së prej kohesh i kërkohet një minimum për të filluar ringritjen. Ai është bashkimi themeli nga ku duhet të ngrihet struktura e re e saj, modernizimi dhe hapësira për të thithur nevojat e shoqërisë dhe përfaqësuesit e saj. Shoqëria po pret PD-në.

Nuk shkon shoqëria të PD për interesa personale të disa individëve. Nuk i ka shoqëria borxh PD-së. Ndërkohë perspektiva e Shqipërisë kërkon ura dhe jo mure për rindërtimin e opozitës. Ajo ka nevoje dialektike për të ruajtur e thelluar standardet demokratike, zhvillimin ekonomik , e triumfin e drejtësisë kundër korrupsionit.

Por tek qendrat vendimmarrjes opozitare zhvillohen ngjarje komike e dramatike natyra e të cilave e ul edhe më peshën e “PD-ve” në sytë e shqiptarëve, pikërisht kur flitet për inceneratoret, sterilizimin e plot skandale të tjera. Diku një bunker i vockël si furrik , pak me tej një më i madh po gatiten ti vërtiten njëri tjetrit duke harruar betejën me pushtetin si dhe nevojën për të rishpikur fabulën motivuese e fituese. Ata duke injoruar thirrjet e vazhdueshme të opinionit publik , të zërave të arsyeshëm, të mbështetësve, por edhe të pjesës më të madhe të grupit të parlamentar për unifikim strategjish dhe përpjekjesh në beteje me qeverinë shohin veç menderen e tyre. Por në këtë galop alogjik e vete-shkatërrues edhe ajo rrezikon të mbetet zbuluar.

Ata të paktë deri në dhimbje e gaztorë në zell që po tentojnë të rrëmbejnë simbolet po aq të tjerë që flasin për një grup të ri parlamentar përtej grupit të PD po shkatërrojnë çdo mundësi për seriozitet në përballjen tonë me kundërshtarin duke ndërtuar kësisoj qetësinë afatgjatë të Kryeministrit i cili i ndërsen kundër njeri-tjetrit plot argëtim e gëzim teksa çdo pale e opozitës akuzon tjetrën si shërbëtore e Edi Ramës. Në fakt po i shërbejmë. Pse rendni për të vdekur o të mjere na kujton Homeri!!!

Zjarr Tv Ad