Shoqërohen 4 persona në Laç/ Mes tyre dhe një biznesmen…

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit në bashkëpunim me forcat RENEA, kanë ushtruar gjatë natës, një aksion në Laç për lojërat e fatit.

Gjatë aksionit në disa biznese në qytet, janë sek*uestruar kompjutera dhe 32 makineta, si dhe janë shoqëruar të paktën 4 persona.

Mes personave që është shoqëruar nga Policia, është edhe pronari i këtyre lojërave të fatit, i identifikuar me iniciale GJ.P. Deri tani, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë në lidhje me aksionin, që ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm.

Pritet që materialet, t’i kalojnë prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme, nën akuzën e “ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit”.

Zjarr Tv Ad