Shpëtim Idrizi: PDIU do të hyjë ne zgjedhjet e 25 prillit, së bashku me Partinë Demokratike…

0
1240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpëtim Idrizi, ka deklaruar se; PDIU, do të hyjë ne zgjedhjet e 25 prillit, së bashku me Partinë Demokratike.

Ndër të tjera, në një intervistë për ABCNeës, Idrizi  ka komentuar dhe ndryshimet e bëra së fundmi në qeveri, lidhur me zgjedhjet elektorale.

Kryetari i PDIU-së, është shprehur se; kryeministri Rama, tashmë është kthyer në një sulltan i cili i merr vetë vendimt.

“Gjëja e parë që më vjen të them është se a e dinë këto që janë bërë ministra pasi mënyra se si ai i merr vendimet është si të jetë një sulltan. Ne kemi një marrëveshje me PD-në dhe do të jemi të listuar me atë të PD-së. Besoj se 2017 është rasti që po përsëritet. Rama në atë kohë bëri prishje koalicionesh pa ligj tashmë po e bën me ligj.

Besoj se procesi duhet të kishte filluar me kohë por për shkak të kushteve të pandemisë nuk ka filluar. Opozita shumë më parë të ishte e qartë dhe të ishte e shtrirë në terren për të diskutuar me njerëzit për ekonominë për njerëzit dhe për programin e saj në mënyrë që shqiptarët të njiheshin me programin e tyre”, kështu është shprehur në fjalën e tij, Shpëtim Idrizi.

 

Zjarr Tv Ad