Gazeta Koha Jonë, ka pasqyruar operacionin e shpëtimit të grave dhe fëmijëve nga kampi “Al Hol” në Siri. Në artikullin e botuar, Kryeministri Edi Rama, cilësohet si “James Bond 007”.
Ndër të tjera, Koha Jonë shkruan: “Edi Rama, shoqeruar nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi (në rolin e Sean Connery) zhvilloi një aksion si në filmat e James Bond 007! Ja se ç’shkruan vetë protoganisti “James Bond 007”: Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hawl dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim”.
Dhe pas aksionit tip Bond, Kryeministri Rama shkruan sot:“Mbërrijnë në Atdhe 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptarë nga kampi i ferrit Al Hawl”. Burime nga stafi endrifugist tregojnë se Kryeministrit i pëlqen James Bond. Përveç pikturës, Rama, endërron edhe të jetë aktor.
Një serial e luajti këto dy ditë në Beirut!”.