Avokatja Adriana Kalaja fiton gjyqin ndaj Mira Kazhanit, administratore e portalit “Tirana Post”. Kalaja përmes rrjeteve sociale shprehet se padia ndaj Kazhanit kishte të bënte me shpifjet që ishin bërë ndaj saj sikur ishte e dënuar për fallsifikim dhe mashtrim.
“Megjithë ndërhyrjet e pushtetit, sot Gjykata u ngrit në lartësinë e detyrës, duke detyruar palēn e paditur Mira Kazhani: 1. Që me shpenzimet e saj të përgënjështrojë këtë lajm të rremë. 2. Që me shpenzimet e saj të fshijë këtë lajm të rremë. 3. Që të paguajë dëmin moral nē favor të paditëses Adriana Kalaja.
Për këtë arsye, unë inkurajoj kēdo që reagon ndaj këtyre njerëzve që sponsorizohen nga pushteti për të bërë pis këdo që ngrihet kundër regjimit”, shkruan Kalaja.
Postimi i avokates Adriana Kalaja:
Sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sapo u pranua padia ime ndaj Mira Kazhanit e cila ka në pronësi dhe administron portalin Tirana Post, me objekt “Shpërblim dëmi”, për shpifjet që u bënë ndaj personit tim me 18 maj 2020 se: “Avokatja e Teatrit është e dënuar për fallsifikim dhe mashtrim”. Megjithë ndërhyrjet e pushtetit, sot Gjykata u ngrit në lartësinë e detyrës, duke detyruar palēn e paditur Mira Kazhani:
1. Që me shpenzimet e saj të përgënjështrojë këtë lsjm të rremë.
2. Që me shpenzimet e saj të fshijë këtë lajm të rremë.
3. Që të paguajë dëmin moral nē favor të paditëses Adriana Kalaja.
Për këtë arsye, unë inkurajoj kēdo që reagon ndaj këtyre njerëzve që sponsorizohen nga pushteti për të bërë pis këdo që ngrihet kundër regjimit. Po kështu, nëse keni kallëzime apo padi ndaj politikabëve apo zyrtarëve të lartë, mbrojtjen time e keni falas.
Ps: I bëj thirrje Gentjan Gabës, Mirela Çerraga Karabinës dhe Taulanda Jupit & Co, ta lexojnë mirë vendimin se u lodhën duke i çuar sms të tretëve, për t’i treguar se jam e dënuar dhe duke na bërë presion kur ishin te Aleanca që të mos kallëzonim Edi Ramën, Erion Veliajn & Co. Upsssss. Edhe Lulzim Bashës se i duhet.