Shqetësimi i Presidentit për tërmetet/ Panariti publikon studimin: Shqipëria, vendi më i rrezikuar në Europë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

 

Pas letrës së djeshme që presidenti i Republikës Ilir Metai dërgoi kryeministrit Edi Rama dhe ministrave Sandër Lleshi dhe Olta Xhaçka mbi rrezikun sizmik që i kanoset vendi dhe për masat e marra, reagon edhe ish ministri Edmond Panarit.

Përmes një postimi në Facebook, profesori publikon hartën e nxjerrë nga një studim i fundit mbi tërmetet në Europë.

 

Sipas tij, Shqipëria është vendi që rrezikohet më shumë nga shkalla, frekuenca dhe shtrirja territoriale e goditjeve në kontinent..

Postimi i plotë i Edmond Panaritit:

A është i drejtë shqetësimi i Presidentit për rreziqet sizmike ? ……

Ja se cfare tregon studimi me i fundit dhe harta e rrezikut nga termetet ne Evropë. Shqiperia eshte vendi që rrezikohet me shumë nga shkalla,frekuenca dhe shtrirja territoriale e goditjeve ne kontinent. Kete e thotë harta e rrezikut të goditjeve ne Evropë për 2019. Shqipëria renditet ne vend te pare ne kontinent per nga shkalla e rrezikut . (Ngjyra blu – rrezik i ulet, ngjyra kafe e erret – rrezik i larte)..

Mos duhet te presim qe te shkundet njëherë vendi , per te pare se ku jemi!!! Apo duhet te veprojmë sa më parë me skenare, plane dhe burime te kontingjences ? Nje zyrtar i Bankes Boterore i specializuar në katastrofa natyrore, me pat thënë se nese ky indeks i vlerësuar i rrezikut te ju do te futej ne nje simulator kompjuterik të perllogaritjes se pasojave te katastrofave sizmike , rezultatet do ishin te frikshme.. Fatale te ju, me tha do te ishte mungesa e vleresimit gjeologjik te truajve te ndertimit, materialeve te ndertimit dhe pamundësia e evakuimit te popullit, nga bllokimi i hapesirave publike.

 

Zjarr Tv Ad