Shqipëri – Poloni, Nard Ndoka “bën gol”: Shpresoj që në stadium të mos jetë “macja e zezë”

0
258
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Nard Ndoka ka ironizuar ditën e sotme kreyministrin Edi Rama, duke i kërkuar që të mos shkojë në stadium për të parë ndeshjen Shqipëri-Poloni.

Teksa na ndajnë pak orë nga ndeshja e rëndësishme e kombëtares, Ndoka e ka cilësuar kryeministrin si “macja e zezë”, që sa herë shkon në stadium, ekipi kombëtar humb.

“Shpresoj që tersi Edi Rama të mos jetë në stadium, sepse sa herë që ai përdor dhe keqpërdor ekipin kombëtar, apo Federatën ndodhin këto humbjet. Sepse ‘macja e zezë’ ka lidhje edhe me sportin. Ku futet ai vetëm ters ka, dihet kjo tashmë. Ka dhënë prova gjithandej, jo vetëm për ekipin kombëtar, por kanë pasur fatin e keq edhe ekipet e tjera që ky i ka mbështetur, apo ka veshur bluzën e atyre ekipeve para ndeshjeve dhe kanë pasur disfatë.”- është shprehur Ndoka.

Zjarr Tv Ad