Shqipëria 14 vite në NATO, Begaj: Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme në botë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar për 14 vjetorin e anëtarëësimitë të Shqipërisë në NATO. Kreu i shtetit thotë se Shqipëria është krenare që është pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë.

“14 vjet Shqipëria në NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë!”-shkruan Begaj.

Në lidhje me këtë datë të rëndësishme historike ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë. Në një deklaratë thuhet se Shqipëria, që prej anëtarësimit ka qenë pjesëmarrëse aktive në përpjekjet e mbrojtjes së përbashkët dhe stabilitetin rajonal. Po ashtu, SHBA vlerëson partneritetin e fortë me Shqipërinë.

Zjarr Tv Ad