Skandal me linjën e ‘Wizz Air’/ Shtyhen fluturimet drejt Italisë, qytetarët “bllokohen” në Rinas

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vonesat dhe shtyrjet e fluturimeve vijojnë me linjën “Wizz Air”. Mësohet se së fundmi, disa fluturime që ishin planifikuar të kryheshin nga Rinasi drejt Italisë janë shtyrë dhe si pasojë qindra qytetarë kanë mbetur në stolat e aeroportit.

Të shqetësuar qytetarët kanë lajmëruar mediat ku pohuan se fluturimi Tiranë-Romë është shtyrë nga ora 06:15 për në 13:45, ndërsa Tiranë-Milano u shty nga ora 06:00 për në 15:35.

Sipas udhëtarëve kjo shtyrje është papërgjegjshmëri, pasi do i duhet të presin me orë të tëra në aeroport, ndërsa mes pasagjerëve ka dhe fëmijë të vegjël.

“Nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim për shtyrjen”, thanë ata.

Zjarr Tv Ad