Shqipëria, një vend që gëzon rrallë

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Julian Deda

E keni vënë re që ne jemi një popull që nuk na qëllon shpesh herë të gezojmë?

Gëzojmë rrallë. Edhe kur gëzojmë, gëzojmë pak, gëzojmë shkurt, ne 99% të rasteve nuk gëzojmë hiç.

Madje edhe kur shohim ndonjë shkëndijë gëzimi në horizont, nuk e japim veten për dy arsye, 1) sepse kemi frikë se hamë mësysh veten, 2) përtojmë me gezu.

Dhe ne fakt pyetjet është, për çfarë mund të gëzosh në këtë vend?

Për performancën e qeverisë? Për fuqinë goditëse e opozitës? Për çmimet që vetëm rriten?

Për rrogat e shkreta që sa vijnë e mblidhen në vetvete. Për arsimin që po ç’arsimon fëmijët. Për ujin e pijshëm, që e kemi okazion 24 orë në dy javë? Apo të gëzohemi për njerëzit e dashur që po ikin me vrap nga Shqipëria? Apo për drogën që na ka plas sheshit.

Po si mund të gëzojmë kur shikon se qeveria shqiptare ka më shumë konflikt me qeverinë e Kosovës se sa me Serbinë zyrtare? He pra, ju lutem ma thoni ju, për çfarë dreqin mund të gëzojë një shqiptar normal, që ka bërë zgjedhjen e vështirë të jetojë në këtë vend?

Megjithatë, e thashë dhe pak më lart, në 99% të rasteve nuk gëzojmë fare, poooor kemi atë 1% shin, që ne e ruajmë si sytë e ballin.

Pra ekziston diçka për të cilën në shqiptaret gëzojmë, madje gëzojmë shumë, gëzojmë fort. Është pikërisht momenti kur luan kombëtarja e jone e futbollit.

Ahh çfarë krenarie, çfarë emocionesh, çfarë gëzimi. Me zi e presim ditën e ndeshjes.

Nuk pyesim fare sa kushton bileta. Nuk pyesim fare sa kilometra rrugë duhen bërë për të ardhur e për ta parë atë ndeshje. Praktikisht datat kur luan kombëtarja, në mendjet tona, janë me të kuqe në kalendar, praktikisht janë ditë feste.

Me pak fjale, dashuri pa kushte, krenari kombëtare.

Prandaj dua publikisht ti falënderoj ata djem, atë trajner dhe ata organizatorë, që po i dhurojnë këtij populli të vetmin gëzim. Vetëm kujdes çuna, ju jeni të detyruar të vazhdoni kështu, se ne të shkretët vetëm juve ju kemi. Ju lutem mos na e hiqni këtë gëzim.

Vazhdoni kështu.

Dhe mos harroni, kush nuk kërcen nuk është shqiptar./syritv

Zjarr Tv Ad