Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shqipëria dënon aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë nga Rusia. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se nuk do të njohë rezultatet e paracaktuara në këto zona.
“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e qeverisë shqiptare.