Shqiptarët e Malit të Zi bëhen bashkë, në zgjedhjet e 30 gushtit me listë të përbashkët

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partitë shqiptare në Malin e Zi po përgatiten të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 30 gusht.

Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu ka njoftuar përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, se subjektet shqiptare do të bashkohen pasi kanë kuptuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim.

Postimi i Cungut në Facebook

Njoftojmë opinionin e gjerë se subjektet politike shqiptare: Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratika e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin në një listë të përbashkët.

Të bindur se një list është zgjedhja më e mirë, dhe me kërkesë të vëllezërve tonë nga diaspora, dhe insistimin e asamblistit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, që t’i japim mundësinë formimit të një liste të përbashkët, për të gjitha subjektet shqiptare, nënshkrimin e marrëveshjes, të paraparë për nesër në mesditë, kemi vendosur ta shtyjmë deri në momentin kur shpresat për një veprim të tillë të jenë shuar.

Ne, si subjekte të dëshmuara në bashkveprim, edhe në këtë mënyrë dëshrojmë të dëshmojmë qendrimin dhe kërkesën tonë për formimin e një liste të përbashkët shqiptare, për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Mbetemi me shpresë se pritja jonë do të jap rezultat!

Nik Gjeloshaj

Nazif Cungu

Nikolle Camaj

Fadil Kajoshaj

Amir Hollaj

Zjarr Tv Ad